Makineri rritje të qingjave TANUSSI.
Makineri rritje të qingjave TANUSSI është një makineri e llojit “continus flow” që do të thotë se jep qumësht në mënyrë të vazhdueshme pavarësisht nga vëllimi i kërkesës.
Funksionimi “unik” i patentuar i mikserit siguron përzierje perfekte të pluhurit me ujin edhe në rastet e produkteve të patretshme.
Ka një boljer të madh me kapacitet 30 litra ujë të ngrohtë i cili siguron furnizimin me ujë të mjaftueshëm të ngrohtë edhe në momentet me kërkesë të madhe !!! 2 rezistencat prej 2 kw secila vijnë për të regulluar çdo rënie të temperaturës së ujit përzierjes menjëherë dhe shpejt. IIzolimi i jashtëm i veçant i bojlerit mbron nga humbja e nxehtësisë në mjedis dhe sjell ekonomi në përdorimin e makineris.
Funksionimi i makineris bazohet në plc industriale të kompanisë kryesore “Unitronics” që përmes një paneli elektrik shpërndarës të ngarkesës me cilësi të lartë, sigurojmë funksionimin e përsosur të makinerisë në kushte të ndryshme dhe për një jetë vërtetë të pakufizuar.
Butonat e funksionit janë të mëdhenj, të papërshkueshëm nga uji, të qëndrueshëm dhe ofrojnë qasje të lehtë, të drejtpërdrejt, madje edhe me duar të pista, diçka shumë e rëndësishme në jetën e përditshme të një mbarështuesi.
Gjithashtu butonat e funksionit janë të pajisura me një dritë treguese në mënyrë që statusi i funksionimit të makinës të kuptohet lehtësisht edhe nga distanca.
E lehtë në përdorim, me sipërfaqe të mëdhaja, të lëmuara, pa askesorë të panevojshëm (për të shmangur burimet e fshehta të ndotjes) në mënyrë që të pastrohet lehtë dhe pa frikën e ndonjë dëmtimi.
Makineria është prodhuar në mënyrë që të japi qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha pjesët dhe përbërësit e saj të brendshëm në mënyrë që çdo ndërhyrje e nevojshëm të jetë e lehtë dhe e shpejtë pa kërkuar njohuri të veçanta teknike.
E disponueshme në njëfazore dhe trefazore, me larje automatike dhe pa.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.